Sadiku debuton me Levanten, dhuron një asist

Futboll

Sadiku debuton me Levanten, dhuron një asist

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:30
Armando Sadiku

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka debutuar me ekipin e ri spanjoll, Levante.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë u largua nga Legia Warsawa dhe u transferua në La Liga gjatë mini-afatit të janarit.

Edhe pse mungoi në tri ndeshjet e kaluara, Sadiku tani ka bërë paraqitjen e parë me ekipin spanjoll.

Levante u takua për një miqësore me ekipin rus, Ufa. Ndeshja përfundoi 1 me 1, ndërsa Sadiku bëri një asistim te goli i shënuar nga Roger.

Sadiku me shumë gjasa pritet ta bëjë debutimin e parë në La Liga, më 26 shkurt kundër Betisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat