Të shtunën tri ndeshje të elitës së futbollit

Futboll

Të shtunën tri ndeshje të elitës së futbollit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:07
Pamje nga një ndeshje

Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e 20-të në Vala Superligë, si dhe për javën e 18-të në Ligën e Parë, kategori kjo e cila e fillon stinorin pranveror këtë fundjavë. Në elitë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ku spikat ballafaqimi i rivalëve të vjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, ndonëse në këtë kampionat këto skuadra kanë synime të kundërta, njëra lufton për t’iu shmangur zonës së rrezikshme, e tjera për titullin e kampionit. Me interes pritet edhe dueli ndërmjet Besës dhe Trepçës’89, duke pasur parasysh faktin se skuadra pejane në stinorin pranveror ka hyrë shumë më e organizuar. Ndërkohë, Feronikeli para tifozëve të vet e pret Flamurtarin, skuadra këto që stinorin pranveror e nisën me humbje. E diela sjell dy sfida tjera joshëse. Gjilani do të jetë mikpritës i Lirisë, derisa Llapi do të ballafaqohet me Dritën, në njërën prej ndeshjeve më rivalizuese të kësaj jave. E java e 20-të do të përmbyllet të hënën me ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës.

Vala Superliga – Java e 20-të
E shtunë, ora 13:00

Vëllaznimi – Prishtina
Besa – Trepça’89
Feronikeli – Flamurtari

E diel, ora 13:00
Gjilani – Liria
Llapi – Drita

E hënë, ora 13:00
Gjilan: Vllaznia – Drenica

Liga e Parë – Java e 18-të
E shtunë, ora 13:00

KEK-u – Hajvalia
Ramiz Sadiku – Ballkani
2 Korriku – Dukagjini
Fushë Kosova – Kosova (P)
Trepça – Onix Banja

E diel, ora 13:00
Vushtrria – Ferizaj
Vitia – Rahoveci
Bashkimi – Kika

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat