Sarri: Kemi luajtur si rreckamanë. Ai do të jetë De Bruyne i ri

Futboll

Sarri: Kemi luajtur si rreckamanë. Ai do të jetë De Bruyne i ri

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:42
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri, trajneri i Napoli-t, ka folur në prag të ndeshjes së kthimit të Europa League që skuadra e tij do të luajë në fushën e Leipzig. “Në ndeshjen e parë kemi luajtur si rreckamanë për fajin tim. Nuk ka qenë faji i lojtarëve të stolit sepse futbollin më të keq e kemi luajtur kur janë futur në fushë titullarët”, ka thënë Sarri.

“Tani duhet të zbresim në fushë me dëshirën për të fituar dhe për revansh. Shpresojmë që episodet të jenë në favorin tonë dhe të kualifikohemi. Sa mundësi kemi? Nuk e di, por Leipzig është favorit me fitoren 3-1 të marrë në ndeshjen e parë”.

Sarri ka vazhduar duke i thurur elozhe Zielinskit: “Është një talent absolut dhe nëse përmirësohet në aspektin e personalitetit mund të luajë në çdo zonë të fushë. Do të jetë De Bruyne i ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat