Milani kundër Arsenalit të shqiptarëve

Futboll

Milani kundër Arsenalit të shqiptarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:20
Xhaka e Mustafi

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për të tetën e finales së Europa League në futboll, ku spikasin disa ndeshje mjaft interesante. Finale para finales është ballafaqimit mes dy skuadrave të njohura, Milanit dhe Arsenalit.

Shqiptarët Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me Arsenalin do të kenë sprovë të zorshme, por shpresojnë se do ta eliminojnë shtatë herë kampionin e Evropës, Milani.  Portieri Thomas Strakosha me Lazion takohen me Dynamo Kievin, kurse Valon Berisha me Salzbugun përballen me Dortmundin.

Çiftet

Lazio-Dynamo (K)

Leipzig-Zeniti

Atletico M. - Lokomotiva (M)

CSKA (M)-Lyon

Marseille-Athletic B.

Sporting-Plzen

Dortmund-Salzburg

Milan-Arsenali

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat