Spalletti nuk dorëzohet, ja çfarë thotë për Interin

Futboll

Spalletti nuk dorëzohet, ja çfarë thotë për Interin

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:54
Spalletti

Kjo është deklarata e trajnerit të zikaltërve, Spalletti, dhënë për mediet sportive italiane, në vigjilje të takimit mes Interit dhe Beneventos.

Interi është një klub i kompletuar nga çdo këndvështrim dhe ka gjithçka të nevojshme për të arritur objektivat e vendosur. Kjo është deklarata e trajnerit të zikaltërve, Spalletti, dhënë për mediet sportive italiane, në vigjilje të takimit mes Interit dhe Beneventos.

Sa i përket pronarit të klubit, trajneri mendon se “ai ka detyra ndaj shoqërisë dhe duhet të qëndrojë sa pranë ekipit, aq edhe të lëvizë nëpër botë për çështje pune, por ka personalitetin e duhur për të punuar në mënyrën e duhur”.

“Kemi kaluar një periudhë të vështirë pas pjesës së parë shumë të mirë të sezonit. Tani varet gjithçka nga ne, kështu që duhet një reagim i fortë”, është shprehur më tej Spalletti.

Disa probleme për teknikun zikaltër ka shkaktuar me deklaratat e fundit të saj edhe gruaja-agjente e Mauro Icardit.

“Jo, përkundrazi. Di vetëm të them se duke qenë bashkëshorte e një lojtari të rëndësishëm mund të mendojë se disa fjalë mund t’i bëjnë mirë skuadrës. Por duke mbuluar edhe rolin e agjentes, është e pashmangshme për të të thotë edhe ndonjë gjë më shumë. Por përgjigjen ndaj saj e ka dhënë administratori i deleguar, e unë qëndroj me fjalët e tij”.

Pas humbjes në transfertë me Genoan, mbrëmjen e sotme zikaltrit duhet medoemos të marrin 3 pikët për të mbetur në të njëjtin “tren” që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Duhet vëmendje sepse do të jetë një garë e komplikuar – paralajmëron Spalletti. Ata (Benevento) kanë rigjetur entuziazmin e munguar në pjesën e parë të sezonit dhe trajneri De Zerbi i ka idetë e qartë për futbollin. Futbollistët tanë, megjithatë, duhet të tregohen më të zotë e të sakrifikojnë për shokët, në mënyrë që të marrim fitoren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat