Tifozët e Liverpool sulmojnë Patrice Evra

Futboll

Tifozët e Liverpool sulmojnë Patrice Evra

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 21:03
Patrice Evra

Mbështetësit e Liverpool janë dëgjuar duke vërshëllyer dhe duke bërtitur emrin e Luis Suarez drejt Patrice Evra teksa mbrojtësi debutoi në Anflied me West Ham.

Suarez, i cili tani luan te Barcelona, është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit pasi Evra deklaroi se kishte kryer abuzim racial ndaj tije në barazimin e Manchester United ndaj Liverpool në vitin 2011.

Sulmuesi uruguaian që prej asaj kohe ka pretenduar se pezullimi që ka marrë pas incidentit ishte një njollë në karakterit dhe insistoi se përdorimi i fjalës spanjolle “negro” është keqkuptuar.

Suarez u pezullua për tetë ndeshje dhe u gjobit me 50,000 euro dhe Evra ka deklaruar se sulmuesi nuk ka kërkuar asnjëherë falje.

Evra, i cili finalizoi kalimin e tij te West Ham gjatë merkatos së dimrit, ishte duke debutuar për skuadrën londineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat