Neymar kërkon pagë më të lartë se Ronaldo për të shkuar në Madrid

Futboll

Neymar kërkon pagë më të lartë se Ronaldo për të shkuar në Madrid

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 11:38
Ronaldo dhe Neymar

Spekullimet per transferimin e Neymar nga Parisi në Madrid shtohen çdo ditë dhe e fundit që vjen nga Spanja zbulon se ylli brazilian kërkon pagë më të lartë sesa Ronaldo për të ndryshuar skuadër.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 6 muaj nga kontrata 5-vjeçare që O’Ney firmosi me gjigantët francezë, ekzistojnë mundësitë që në verën e ardhshme ai të ndërrojë ambient. Real Madrid është gati të bëjë të gjitha sakrificat ekonomike që të përfitojë shërbimin e brazilianit, për të cilin PSG pagoi 222 milionë euro për ta blerë dhe po aq për ta paguar në 5 vite.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, Neymar do të pranonte të shkonte në Madrid në rast se ai do të paguhet më shumë sesa Ronaldo. Portugezi, në kontratën e re, pritet të rrisë pagën e tij në 40 milionë euro, aq sa fiton dhe Messi te Barcelona.

Neymar, ndërkohë, kërkon 50 milionë euro. Real Madrid mban gjithnjë kontakt edhe me sulmuesin e Chelsea, Eden Hazard, ndërsa në fokus është dhe egjiptiani i Liverpool, Mohamed Salah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat