Berisha sfidon “Zonjën”

Futboll

Berisha sfidon “Zonjën”

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:25
Berisha

Deri në minutën e 82-të kishte qenë heroi i skuadrës së tij, duke shmangur disa herë barazimin, madje duke vënë edhe trupin në fushë, por pak sekondat më vonë, rastet e pastra të shpërdoruara nga shokët e tij të skuadrës bashkohen me një gabim në dalje të Etrit Berishës dhe Borusia e Dortmundit barazoi, shënoi golin që i mjaftonte për t’u kualifikuar, por të gjithë në këmbë për portierin e Kombëtares shqiptare, i cili u ngushëllua nga tifozët dhe nga të gjithë shokët e tij.

Gjithsesi, Atalanta do të besojë edhe sot te gjiganti i portës, ai i cili do të rigjejë Juventusin, këtë herë në Torino, me kujtimin e fortë dhe ë bukur të ndeshjes së fazës së parë, kur në sekondat shtesa, me në zgjatje prej kampioni ndali Paulo Dibalën nga pika e penalltisë dhe mbajti shifrat në barazim 2-2, duke u mohuar kampionëve në fuqi të Serisë A, që të fitonin në Bergamo. Prandaj, sfida e sotme do të jetë revanshi për Etrit Berishën, një ndeshje fantastike, në të cilën do të kërkojë që të marrë revanshin personal të shlyejë gabimin e bërë kundër Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat