Mesazhi bardhezi i Icardi: Bravo vëllezër!

Futboll

Mesazhi bardhezi i Icardi: Bravo vëllezër!

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:57
Icardi

Në fillim e ndoqi ndeshjen nga stoli, më pas, kur rezultati ishte ende në dyshim, nisi nxehmjen, por u kthye sërish në stol në momentin që u garantuan tre pikët. Icardi nuk luajti sërish, por të paktën e ndjeu sërish aromën e “San Siro”. Ishte e kotë ta rrezikoje kundër Benevento, vendosi Spalleti, sidomos kur në horizont është derbi ndaj Milan dhe ndeshjet kundër Napoli e Sampdoria. Pra, tre sfida që do të vendosin shumë, për të mos thënë gjithçka, në lidhje me mundësitë e Inter për të shkuar në Champions League.

Icari mori pjesë, gjithsesi, gjatë 90 minutave vuajtje të zikaltërve, inkurajoi shokët, i dha atyre zemër dhe festoi. Lëvizi si një kapiten i vërtetë dhe u sol si lider. Përqafoi Ranocchia pas golit 2-0 dhe bëri të njëjtën gjë, më parë, në stol me Brozovic, duke shuar çdo thashetheme për një sherr mes tij dhe Brozovic. Fjalë të pista, që si të tilla u hodhën në koshin e plehrave.

Kësisoj, pas një jave shumë të tensionuar, me dyshime për rikthimin e tij dhe gjendjen fizike, si dhe për rinovimin e kontratës, Icardi ka socializuar me shokët duke treguar dëshirën e tij për paqe dhe normalitet me një mesazh në rrjetin social “Instagram”: “Bravo Skri, Bravo Andre, bravo të gjithë, bravo vëllezër. Një punë e madhe si ekip, të vazhdojmë…” I gjithë mesazhi ishte bardhezi, një opsion në telefon që pak javë më parë ishte marrë në shenjë polemike, por sot ngjan si art.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat