Shkëndijës po i buzëqesh titulli, +11 nga Vardari

Futboll

Shkëndijës po i buzëqesh titulli, +11 nga Vardari

Nga: K.Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:14
Ferhan Hasani

Shkëndija e Tetovës kurrë më afër titullit të kampionit, e cila tani ka 11 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Vardari nga Shkupi, e cila mban pozitën e dytë.

Shkëndija më shumë vështirësi e mundi me rezultat 1:0 Akademia Pandev, duke iu falënderuar golit të kapitenit Ferhan Hasani pikërisht në minutën e 79-të, kur gëzoi edhe tifozët e zjarrtë “Ballistët”. Pas 21 jave në Maqedoni, Shkëndija kryeson me 53 pikë dhe tani vetëm po i buzëqesh titulli. Trajneri Qatip Osmani është i lumtur për këtë fitore dhe marshojnë drejt titulli të kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat