Renova barazoi, Shkupi kthehet me pikë nga Prilepi

Futboll

Renova barazoi, Shkupi kthehet me pikë nga Prilepi

Nga: K.Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:17
Mexhit Neziri

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës u kthye me një pikë nga Shkupi, duke barazuar me rezultat 1:1 me “Skopjen”, në ndeshjen e javës së 21-të të Kampionatit të Maqedonisë. Në 15 minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtet, për faktin se vendasit kaluan në epërsi me golin e Bopesu në minutën e 77-të, por në fund të sfidës Mexhit Neziri barazoi rezultatin (1:1) dhe i solli një pikë skuadrës shqiptare. Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi fitoren e kishte në dorë, por e lëshoi në pjesën e dytë.

 Shkupi luajti baras 3:3 me Pobedën në Prilep. Ata avancuan me 0:2 me golat e Tipuriç (5’) e Adem (9’), por vendasit përmbysën rezultatin me golat e Najdovskit (42'-nga penalltia), Gesoskit (56' e 75'). Në minutën e 85-të, shkupjanët barazuan rezultatin 3:3 falë golit të Asanit. Shkupi renditet në vend të pestë me 27 pikë, kurse Renova dy pozita më poshtë me gjashtë pikë me pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat