Çavkov, Mukovski dhe Vasilevski mbeten në Shutkë

Futboll

Çavkov, Mukovski dhe Vasilevski mbeten në Shutkë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Mitko Çavkov dhe Kërsto Mukoski

Gjykata e Apelit Shkup dje ua vazhdoi paraburgimin 13 personave, ndërsa midis tyre edhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.

Bëhet fjalë për vazhdim të katërt të paraburgimit të tyre, me ç’rast tre vendime ishin nga Gjykata Penale, ndërsa ky është vendimi i parë nga Gjykata e Apelit. Pasi javën e kaluar Gjykata e Apelit ua refuzoi ankesat të dyshuarve për 27 prillin, deputetë dhe funksionarë nga MPB-ja për masën e tretë të paraburgimit, dje u ka caktuar 30 ditë të reja paraburgim, njofton Sakamdakazham.mk, transmeton MIA.

“Tani ne jemi organ i shkallës së parë. Prej tani ne vendosim për masat ose pezullimet e mëtejme. Prej tani e tutje për ankesat për vendimet e Gjykatës së Apelit Shkup, do të vendosë Gjykata Supreme”, shpjegojnë në Gjykatën e Apelit Shkup. Për Igor Durllovskin, aktorin Vllado Jovanovskin dhe organizatorëve të tjerë të protestave për “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët janë në paraburgim shtëpiak, Gjykata e Apelit do të vendosë në mënyrë plotësuese. Në paraburgim shtëpiak mbeten edhe deputetët Johan Tarçullovski, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat