Strakosha me Lazion ‘shkelën’ Sassuolon

Futboll

Strakosha me Lazion ‘shkelën’ Sassuolon

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:00
Thomas Strakosha

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, bëri paraqitje të mirë për Lazion, e cila si mysafirë e mundi me rezultat 3:0 Sassuolon, në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A. Për Lazion janë tri pikë të mëdha, të cilat ia shtojnë dukshëm gjasat për të siguruar një vend në garat e Champions League. Golat i realizuan: Milinkoviq-Saviq në minutën e 7-të e 47’, Immobile (31’-nga penalltia).  Strakosha pa dyshim se është i lumtur për tri pikët e fituara, kurse skuadra e tij ngritët në vend të tretë me 52 pikë të mbledhura.  Duhet theksuar se në takimin Sassuolo – Lazio, u skuqen dy futbollistë: Berardi (Sassuolo) në minutën e 54-të dhe Marushiq (Lazio) në atë të 62-tën.

Përparim Hetemaj me Chievon e Veronës mbesin pa pikë në Firencë, ku pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Fiorentina. Biraghi në minutën e 6-të nga distanca rreth 20 metra shënoi eurogol dhe që i siguroi fitoren skuadrës firencas, e cila mban vendin e 10-të me 35 pikë apo ka 10 më shumë se Chievo në pozitën e 15-të.  Hetemaj luajti deri në minutën e 81-të, por mbeten duarthatë me ekipin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat