Skriniar e sheh veten te Interi edhe për shumë vite

Futboll

Skriniar e sheh veten te Interi edhe për shumë vite

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:31
Milan Skriniar

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka hedhur poshtë sugjerimet se ai mund të largohet nga klubi itailan.

Qendërmbrojtësi i cili shënoi në fitorne 2-0 ndaj Beneventos ka shkëlqyer në sezonin e parë te Nerazzurët.

Edhe pse kërkohet nga një numër skuadrash të mëdha, përfshirë edhe Barcelonën, Skriniar ka vendosur të tregohet besnik ndaj klubit të tij.

“Unë e shoh veten te Interi edhe për shumë vite tjera”.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dua të largohem, por gjithçka mund të ndodhë në jetë”.

“Përkthimi ishte i gabuar. Dy-tri fjalë ndryshe dhe ndryshohet i gjithë kuptimi”.

“Unë dua që të ndihmoj ekipin tim që të fitojë dhe të shënoj nëse kam mundësi. Në mbrojtje ne shpesh kemi pranuar gola nga kundërshtarët në goditjen e parë, që nuk ndihmon në vetëbesim, por ne ja kemi dalë që të shmangim pranimin e golave”, potencoi sllovaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat