Gjoka rrëfen ngjarjen: Agresorit i pashë sytë, nxori thikën dhe...

Futboll

Gjoka rrëfen ngjarjen: Agresorit i pashë sytë, nxori thikën dhe...

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 00:02
Ernest Gjoka

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, është i ftuar në emisionin “Zona Gol”, në Supersport. Gjatë emisionit Gjoka u pyet se te kush dyshonte për sulmin, ndërsa ai tha se personi që e sulmoi është “dora”, ndërsa “koka” është dikush tjetër.

“I shihja vetëm sytë edhe hundën. U mundova të reagoja, ai u habit kur unë reagova dhe nxori thikën. Në atë moment, për rreth 10 sekonda isha vetëm unë dhe ai. Të tjerët që ishin aty u shtangën, Lika edhe një zotëri mua afruan, më shumë të trembur. Personi u largua andej nga erdhi.

Kur njeriu është në rrezik bëka gjithçka, jeta qenka shumë e shtrenjtë.

Në këtë moment nuk flas dot. Shumë shpejt hetimi i policisë do ta nxjerrë. Personi që erdhi është dora, koka është dikush tjetër.

Nëse do të mendojmë për frikën, atëherë i bie që të mbyllemi në shtëpi dhe të mos dalim.

Në këtë moment zoti Bushati më ka garantuar gjithçka. Policia po bën punën. Më duket vetja sikur kam shkuar për luftë në Shkodër. Derisa më mbështesin, atëherë unë mendoj se ky nuk është realiteti i Shkodrës.

Jam i shoqëruar nga agjentë të krimit në këto momente”, deklaroi Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat