Limani i dëshpëruar, kërkon falje

Futboll

Limani i dëshpëruar, kërkon falje

Nga: K.Goca Më: 6 mars 2018 Në ora: 18:52
Ardian Limani

Është i zhgënjyer deri në pikën e fundit.  Ardian Limani, mbrojtës i Dritës së Gjilanit, nuk ndihet i qetë, pasi që skuadra e tij me penallti u eliminua nga Kupa e Kosovës, me rezultat 6:5 nga Vëllaznimi i Gjakovës, pasi takimi përfundoi baras (2:2) në kohën e rregullt, po ashtu edhe pas vazhdimeve.

“E kuptoj dëshpërimin që ua sollëm, unë ndjej dëshpërim të dyfishtë, njëherë si kapiten i skuadrës e ndoshta më shumë në rolin tuaj, sepse edhe unë ashtu si ju jam një tifoz i përjetshëm, jam një intelektual! Edhe mua më dhemb siç ju dhemb juve! E kuptoj që unë e ndërpreva një rrugë që e kemi nisur së bashku, por futbolli i sjell këto situata!

Unë prapë në të mirë a në të keqe do të jem në mesin tuaj, e ju premtoj se një ditë rrugën do ta vazhdojmë deri në fund! Kërkojmë falje, e unë në veçanti ku isha vendimtar në eliminim! Të bashkuar në të mirë, por edhe më të bashkuar në ditë të këqija!”, thotë Ardian Limani, futbollist i Dritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat