Handanoviq: Rezultatet tona nuk ishin si ato në fillim

Futboll

Handanoviq: Rezultatet tona nuk ishin si ato në fillim

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:02
Handanoviq

Portieri i Interit, Samir Handanoviq, tha se rezultatet e skuadrës së tij nuk ishin në nivelin sikurse në fillim të kampionatit. “Jemi kompakt, në krahasim me muajin dhjetor asgjë nuk ka ndryshuar. Fjalët e këqija dhe negative kanë dal në pah sepse rezultatet tona nuk ishin si ato në fillim, por mënyra se si stërvitemi dhe se si qëndrojmë së bashku nuk ka ndryshuar.

Historia dhe logo e Interit flasin vet. Ato na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë dhe se çfarë duhet të arrijë kjo skuadër çdo sezon. Champions League? Është diçka që as nuk duhet të diskutohet. Duhet të reagojmë dhe të jemi skuadra që ishim në fillim”, tha Handanoviq. Interi është në vend të pestë me 51 pikë në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat