Son Heung-min shprehet i dëshpëruar pas eliminimit

Futboll

Son Heung-min shprehet i dëshpëruar pas eliminimit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:03
Son Heung-min

Lojtari më i mirë i Tottenham Hotspurit në ndeshjen kundër Juventusit, Son Heung-min, ka shprehur keqardhje për eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

Anësori i Spursave ishte fantastik në sfidën ndaj Bianconerëve, në të cilën arriti ta shënonte golin e parë.

Mirëpo, në pjesën e dytë ekipi italian u kthye për ta përmbysur rezultatin me golat e Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

“Jam krenar me bashkëlojtarët e mi dhe jam krenar me tifozët. Më vjen shumë keq për mbështetësit tanë, sepse ata kanë pritur më shumë”.

“Kjo dhemb, por i tillë është futbolli dhe duhet të nisim nga e para”, ka deklaruar Son Heung-min.

“Ndihem i dëshpëruar, kishim raste për të shënuar gola, por nuk ia dolëm. Jam i zhgënjyer, sepse e dominuam gjithë ndeshjen dhe ata patën dy raste që i konkretizuan me gola”.

“Futbolli luhet 90 minuta dhe kjo na dëshmoi edhe këtë herë se duhet të luajmë deri në fund të takimit”, ka thënë anësori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat