Barcelona e frikësuar se dikush mund të paguajë klauzolën 700 milionëshe të Messit - Bota Sot
Barcelona e frikësuar se dikush mund të paguajë klauzolën 700 milionëshe të Messit

Futboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Barcelona e frikësuar se dikush mund të paguajë klauzolën 700 milionëshe të Messit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:34
Leo Messi

Leo Messi muaj me parë vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021,me një klauzolë prej 700 milionë euro

Drejtori për financa dhe strategji i Barcelonës, Pancho Schroder ka frikë se një nga rivalet mund të paguajë 700 milionë euro për Leo Messin.

Kaq është klauzola e argjentinasit, i cili muaj më parë vazhdoi kontratën deri në vitin 2021.

“Ne i kemi vendosur një klauzolë që mendojmë se është e mjaftueshme që Messi të pensionohet në Barcelonë”, tha Schroder për Sky Sports.

“Por, kështu menduam edhe një vit më parë për klauzolën e Neymar, që ishte e mjaftueshme për ta mbajtur lojtarin. Na u dëshmua verën e kaluar se kjo nuk është e garantuar”.

Për Messin po interesohen skuadra nga Kina deh Manchester City, të cilat edhe mund ta paguajnë klauzolën marramendëse të argjentinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test