Wenger flet pas fitores së rëndësishme ndaj Milanit

Futboll

Wenger flet pas fitores së rëndësishme ndaj Milanit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:52
Arsene Wenger

Arsene Wenger e ka komentuar fitoren e Arsenalit ndaj Milanit.

‘Gunners’ kanë mposhtur 0-2 Milanin në San Siro në ndeshjen e parë 1/8 të finales së Ligës së Evropës.

“Është një fitore e rëndësishme sepse kemi pasur një javë makth. Një fitore e rëndësishme, por jo kualifikim. Ne duhet ta përfundojmë punën në shtëpi”, ka deklaruar Wenger.

“Unë jam i kënaqur me shpirtin dhe përgjigjen, pas 45 minutave të parë, ritmi ynë ra, dhe kjo është që kemi luajtur katër ndeshje intensive në dhjetë ditë. Është mirë të kesh epërsi 0-2 pas pjesës së parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat