Morina shpreh keqardhje

Futboll

Morina shpreh keqardhje

Nga: K.Goca Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:56
Arbnor Morina

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, shpreh keqardhjen për reagimin në afekt të tij.

“Shprehi keqardhjen e reagimit tim ne afekt, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që janë prekur nga sjellja ime. Raportet me simpatizuesit e te gjitha klubeve ku kam punuar, gjithmonë i kam pasur të mira dhe korrekte, duke i konsideruar tifozët si një komponente të rëndësishme të lojës dhe atmosferës në ekipe.

Vazhdoj të besoj fuqishëm që sjelljet josportive nga individë të caktuar nuk personifikohen me ‘Skifterat’ dhe me dashurinë e tyre të pakompromis për klubin. ‘Skifterat’, vazhdojnë të me motivojnë mua dhe ekipin, dhe i falënderoj për përkrahjen në çdo kohë që po na japin”, tha Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat