Agjenti konfirmon interesimin e klubeve angleze për Jorginhon

Futboll

Agjenti konfirmon interesimin e klubeve angleze për Jorginhon

Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:05
Joao Santos

Joao Santos, agjenti i Jorginhos ka konfirmuar interesimin e klubeve nga Premierliga, por thotë se klienti i tij ka ende kontratë me Napolin.

Liverpooli dhe Manchester Unitedi – janë dy klubet më të interesuara për mesfushorin brazilian me nënshtetësi italiane.

“Ai dëshiron ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë, diskutimi për rinovimin është lënë për fund të sezonit, që është në të mirë të lojtarit dhe klubit”, tha Joao Santos për “Radio Marte”.

“A ka interesim nga Anglia? Po, ai është në Kombëtare dhe nuk ka shumë lojtarë që luajnë si ai, por ende nuk ka pasur oferta zyrtare”.

“Jorginho ende ka kontratë me Napolin, nëse vjen ndonjë ofertë, do të informohemi”.

“Klubet që e duan duhet të flasin me Napolin dhe nëse oferta u përshtatet atyre, do të diskutojmë”, shtoi mes tjerash agjenti i Jorginhos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat