Emery nuk është i shqetësuar se mund të shkarkohet nga PSG-ja

Futboll

Emery nuk është i shqetësuar se mund të shkarkohet nga PSG-ja

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:21
Emeru

Emery nuk është i shqetësuar që po i luhatet karrigeje te PSG-ja, ai thotë se do të vazhdojë të punojë sikur do të qëndrojë përjetë në Francë.

Ka disa vite që Paris Saint Germaini shpenzon shuma marramendëse në transferimin e lojtarëve, vetëm për të konkurruar në Evropë me më të mirët.

Verën që lamë pas, PSG-ja bleu për më shumë se 400 milionë euro vetëm dy lojtarë; Neymar dhe Kylian Mbappe – duke menduar që janë të mjaftueshëm për të arritur shumë në Champions League, por janë eliminuar në 1/8 nga Real Madridi me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Kjo ka bërë që e ardhmja e Unai Emery të vihet në pikëpyetje, por trajneri spanjoll nuk është i brengosur për këtë.

“Pas eliminimit, kritikat janë normale”, tha Emery para ndeshjes në shtëpi me Metzin.

“Nuk jam i brengosur për të ardhmen personale, kemi synime tjera dhe duhet të përgatitemi sa më mirë”.

“Projekti është i PSG-së për të ardhmen dhe njerëzit që punojnë në këtë projekt mund të ndryshojnë... Por sot, unë punoj sikur do të qëndroj këtu gjithë jetën time”, shtoi mes tjerash trajneri i PSG-së .

Jose Mourinho, Antonio Conte, Luis Enrique – janë vetëm disa nga trajnerët e mundshëm që raportohet se mund ta zëvendësojnë Emeryn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat