Borussia Dortmund fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 3-2 në Bundesliga.
Më meritori për këtë fitore ishte Michy Batshuayi, i cili me dy golat e tij i dha fitore BVB-së në sekondat e fundit.
Belgu po vazhdon të tregojë se nëse ai ka minuta në dispozicion është thjesht i pandalshëm për kundërshtarët.
Me këtë rast për klubin gjerman ka shënuar shtatë gola në përgjithësi, pesë në kampionat dhe dy në Ligën e Evropës.
Që kur është larguar nga Chelsea ai ka numër të barabartë të golave sa katër sulmues të Bluve: Alvaro Morata, Olivier Giroud, Pedro Rodriguez dhe Willian, kanë shënuar së bashku shtatë gola.
Batshuayi sa ishte pjesë e klubi Londinez kishte shënuar 19 gola në të gjitha garat në 53 paraqitje.
Por, vlen të theksohet se shumica e paraqitjeve të tij nuk ishin të plota te skuadra angleze.