Mediat italiane pretendojnë se Buffon do ti japë fund futbollit

Futboll

Mediat italiane pretendojnë se Buffon do ti japë fund futbollit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 07:33
Gianluigi Buffon

Mediat e njohura italiane të sportit, në mesin e të cilave edhe “Corriere della Sera”, pretendojnë se Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit të Torinos, ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës profesionale në fund të sezonit.

Edhe pse Luigi Di Biagio, trajneri i përkohshëm i përfaqësueses së Italisë, kohët e fundit deklaroi se Buffon meritonte një lamtumirë më të mirë nga fanella e “Azzurëve” përkundër eliminimit nga Suedia në play-off për Botërorin, duket se portieri legjendar nuk do të pranojë ftesën për dy ndeshjet miqësore në mars.

Arsyeja pse Buffon do të refuzojë të vazhdojë të mbrojë për ekipin e Italisë është se nuk dëshiron të zërë vendin e kolegëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat