Je grua bukuroshe, pa do të thoja...

Futboll

Je grua bukuroshe, pa do të thoja...

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:48
Mauricio Sarri

Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri duket se nuk e ka përjetuar fare mirë barazimin e ditës së djeshme ndaj Interit. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, gazetarja e Canale 21, Titi Importa, e pyeti trajnerin e napoletanëve nëse me rezultatin e djeshëm cështja e titullit është kompromentuar.

Por përgjigjja që i erdhi nga trajneri i Napolit shkoi përtej normave etike. “Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pirdhu”. Pasi kaluan disa orë nga deklarata e tij, trajneri Sarri, ka kërkuar ndjesë për gazetaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat