Soriano: S’kemi gjasa ta blejmë Messin

Futboll

Soriano: S’kemi gjasa ta blejmë Messin

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:35
Lionel Messi

Edhe pse Manchester City ka fuqi financiare për të shpenzuar miliona euro për blerjen e një lojtari të vetëm, drejtori sportiv i klubit, Ferran Soriano, ka insistuar se transferimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messit, as që vjen në konsideratë. “Nuk kemi gjasa për ta blerë Messin”, ka thënë ai në një intervistë me disa mediume në Buenos Aires të Argjentinës. “E njoh atë dhe familjen e tij shumë mirë dhe e di se janë shumë mirë në Barcelonë, i cili është vendi ku ai duhet të jetë. Ne do ta rrugëtimin pa të, gjë që do të jetë e vështirë sepse ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit. Ai ka ndryshuar çdo gjë, është gjeni”, tha Soriano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat