Mesfushori i Barcelonës ka folur pasi që skuadra e tij eliminoi kampionin e Anglisë Barcelonën.
Andres Iniesta thotë se Leo Mesi është “magjistar” dhe mund të bëjë diferencën në fushën e lojës.
“Ai bën diferencën në çdo ndeshje dhe për ne është i bekuar. Shpresoj që të vazhdojë kështu dhe të sigurojmë objektivin. Liga e Kampioneve është e vështirë dhe e pakuptueshme. Një ditë jo e mirë dhe mund të mbetesh jashtë saj. Kemi një skuadër të fortë dhe me dëshirë për të luajtur dhe për të triumfuar”. tha Iniesta
Po ashtu ai deklaroi që nuk do të dëshironte të takohet me dy skuadrat spanjolle Real Madrid dhe Sevilla në çerkfinale.
Iniesta mendon që skuadrat spanjolle i njohin cilësitë e Barcelonës dhe nuk do të ishte mirë për ta që të takohet në fazën tjetër.
“Nuk dua që në çerekfinale të përballem me një ekip spanjoll. Ata na njohin mjaft mirë. E rëndësishme për momentin është që jemi në çerekfinale”.