Southgate: Futbollistët e mi janë të lirë të refuzojnë ardhjen në Rusi…

Futboll

Southgate: Futbollistët e mi janë të lirë të refuzojnë ardhjen në Rusi…

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:36
Southgate

Duhen edhe tre muaj nga fillimi i kampionatit botëror në Rusi, por polemikat kanë nisur. E fundit ka të bëj me krizën e fortë diplomatike mes vendit orgazinator dhe Anglisë, pas çështjes që ka të bëj me helmimin e kolonelit Sergej Skripal, ish-agjent i KGB, i cili është në luftë me jetën në spital bashkë me të bijën në qytetin anglez Salisbury, pas një helmimi, në fillim të muajit mars. Qeveria anglez fajëson Moskën dhe shkon deri aty sa të mendojë bojkotin e Kupës së Botës 2018, shkruan telesport.al. Anglia u kualifikua lehtësisht për në këtë veprimtari dhe do të jetë në Grupin G bashkë me Belgjikën, Panamanë dhe Tunizinë. Për momentin nuk mund të përjashtohet asnjë hipotezë, as ajo më e bujshmja edhe për po mendohet që të ketë vetë një bojkot institucional dhe jo sportiv. Pra, vetëm mbyllja e ambasadës së Britanisë së Madhe në Rusi. Kjo sepse në rast të bojkotit të Kupës së Botës rrezikohet edhe dënimi nga FIFA për veprimtaritë e tjera.

Ndërkohë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, deklaroi: “Ne e japim për të sigurt se të gjithë duan të luajnë në Kupën e Botës, por nuk është kështu. Detyra ime është të përgatis ekipin, të grumbulloj futbollistët dhe të mendoj për atë që ndodh në fushën e lojës. Personalisht mendoj se duhet të marrim pjesë, por nuk jam unë ai që vendos. E vetmja gjë që ka rëndësi është siguria e skuadrës tonë dhe tifozëve që do të na shoqërojnë. Secili prej lojtarëve që nuk ka siguri për të ardhur në Rusi, duhet të ma thotë dhe unë do të respektoj vendimin e tij, pa marrë asnjë masë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat