Prishtina do pikë maksimale në Skenderaj

Futboll

Prishtina do pikë maksimale në Skenderaj

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:41
Pamje nga një ndeshje

Prishtina udhëton në Skenderaj, te skuadra vendase e Drenicës e cila në këtë edicion është vetëm skuadra e dytë së bashku me Dritën që kryeqytetasve i kanë rrëmbyer katër pikë.
Në fakt, në ato dy ndeshje Drenica kishte shkëlqyer, por tani është koha e Prishtinës që të rikthehet me tre pikë nga ky udhëtim që të përforcoj pozitën e parë në klasifikim.

Prishtina vazhdon të ketë fitoren më të thellë me Drenicën (6:0, pranverë 2017) në pesë vitet e fundit (pranverë 2013, Feronikeli – Prishtina 1:8), edhe pse kuqezinjtë janë ndër skuadrat e pakta që kanë bilanc të përafërt pozitiv ndaj bardhekaltërve. Po ashtu mbetët ndër tre skuadrat e vetme që s’kanë rënë nga kategoria prej kur janë inkuadruar pas luftës në vitin 2000.

Prishtina në përballjen e nesërme do të ketë mungesë Mankendën e skuqur me Trepçën ’89, si dhe të lënduarit Ahmeti e Miftarajm raporton faqja e FC Prishtina.

“Së pari, megjithëse mendoj se kisha paraqitje mjaft të mirë me Trepçën ’89, ende nuk jam në qindpërqindëshin tim, por po mundohem të jap maksimumin për ekipin pasi e di që iu nevojitem dhe kanë nevojë për mua duke u munduar t’ia shpërblej besimin e trajnerit. Ndërsa sa i përket ndeshjes me Trepçën ’89 tani më është ndeshje e harruar që mbetet mbrapa kështu që tani gjithë fokusin e kemi në përballjen me Drenicën e ku na pret duel i vështirë, sidomos kur e dimë që e kanë terrenin e rënduar. Por, sidoqoftë ne shkojmë vetëm për fitore dhe me angazhim maksimal të gjithsecilit kemi me arritur atë për çfarë shkojmë atje”, ka thënë mesfushori i cili gradualisht po rikthehet në formën e tij optimale, Lorik Boshnjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat