Një lajm krejtësisht i papritur për futbollistin e Vllaznisë, Renato Malotën. Për mbrojtësin lezhjan është lëshuar një urdhër arresti së fundi, pasi mësohet se ai ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në lidhej me tokat në bregdet.
Në pranga janë çuar edhe 23 zyrtarë, madje edhe drejtues të policisë, është edhe futbollisti i Vllaznisë, i përfshirë në skandalin pronave në bregdetin e Lezhës.
Malota është një prej qendërmbrojtësve më të çmuar në Ligën e Shqipërisë dhe para Vëllaznisë ka luajtur për Partizanin, Dinamon dhe Kukësin, kurse karrierën e ka nisur në vendlindjen e tij, në Lezhë.
Malota ka qenë pjesë e kombëtares U19 dhe U21 të Shqipërisë.