Lilaj dhe Gavazaj: Të lumtur me ftesën kuqezi, hakmarrje ndaj Luftëtarit - Bota Sot
Lilaj dhe Gavazaj: Të lumtur me ftesën kuqezi, hakmarrje ndaj Luftëtarit

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Lilaj dhe Gavazaj: Të lumtur me ftesën kuqezi, hakmarrje ndaj Luftëtarit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:13
Lilaj dhe Gavazaj

Sabjen Lilaj dhe Enis Gavazaj janë dy lojtarët bardhekuq, të ftuar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panuçi, për ndeshjen miqësore të 26 marsit, që do të luhet në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë. Të dy mesfushorët e Skënderbeut kanë dalë sot para mediave, në konferencë për shtyp, ku kanë treguar emocionet e ftesës kuqezi.
Sabjen Lilaj: “Besoj se ka ndikuar paraqitja e bërë me Skënderbeun te trajneri Panucci për këtë grumbullim.

Jam i lumtur dhe në fakt e prisja, pasi kam punuar fort për të shkuar në kombëtare. Sigurisht, ka shërbyer edhe Skënderbeu në këtë arritje. Ndaj Luftëtarit na pret një ndeshje e rëndësishme, por ne gjithmonë hyjmë në fushë për fitore. Pas asaj ndeshje të humbur në Gjirokastër, duam një hakmarrje. Ky është viti më i suksesshëm në aspektin personal, pasi përveç sukseseve të klubit, jam shpallur edhe lojtari më i mirë. Është shpejt për të folur për titullin kampion, derisa matematikisht nuk është mbyllur kjo garë, por duam ta sigurojmë sa më shpejt”.

Enis Gavazaj: “Si çdo futbollist, edhe unë kam ëndërruar gjithmonë të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Ftesa e kombëtares është pa dyshim një nga arritjet më të mëdha. Përsa i përket Luftëtarit, mendojmë vetëm për 3 pikët, ky është objektivi ynë. Pa dyshim, Skënderbeu është një trampolinë e mirë për në kombëtare. Kam bërë zgjedhjen më të mire, pasi kam qenë pjesë e grupmoshave kuqezi. Sa i takon çështjes së titullit, besoj se kampionati është i mbyllur”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test