Costacurta thotë se De Biasi është kandidat serioz për stol të Italisë

Futboll

Costacurta thotë se De Biasi është kandidat serioz për stol të Italisë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:10
Gianni de Biasi

Gianni de Biasi nga 27 Nëntori i vitit 2017 ka nisur pushimet e zgjatura pas shkarkimit nga stoli i Deportivo Alaves, megjithatë mrekullia e realizuar në drejtimin e Kombëtares Shqiptare ku arriti t’i kualifikonte kuqezinjtë për herë të parë në finalet e një Europiani vijon të jetë një kartëvizitë mjaft tërheqëse.

Së fundmi emri i tij ka dalë në skenë si një prej alternativave për të marrë drejtimin e Italisë.

De Biasi ishte mes dy kandidatëve kryesorë për të qënë trajner i Italisë në Maj të vitit 2016, pra pak ditë përpara fillimit të Europianit, por federata italiane zgjodhi Venturën. Koha tregoi se ishte një vendim i gabuar.

Tashmë që të kaltrit dështuan duke mos u kualifikuar në Kupën e Botës, në krye insititucionit që drejton futbollin në Gadishullin Apenin nuk është më Tavecchio, por presidenti i përkohshëm, Roberto Fabriccini. Ky i fundit ia ka lënë në dorë zgjedhjen e trajnerit të ri zv.presdientit, Alessandro Costacurta.

Pikërisht ish-mbrojtësi i MIlanit, i ftuar në një studio televizive në Itali, ku ka qënë së bashku me De Biasin, e ka drejtuar gishtin nga ish-tekniku i kuqezinjve si një prej alternativave të mundshme për stolin e kombëtares 4 herë kampione e botës.

 Natyrisht De Biasi nuk është në majën e listës së dëshirave, pasi aty qëndrojnë emra më të njohur si Antonio Conte, Roberto Mancini e Carlo Ancelotti, teksa një hipotezë e realizueshme është edhe ajo e trajnerit aktual Giggi Di Biaggio, megjithatë e rëndësishme është që 61-vjeçari nga Samede është pjesë e kandidaturave. Thuhet që treni i ëndrrave nuk kalon dy herë, ndoshta De Biasi do ta përgënjështrojë këtë thënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat