Ylli i Liverpool tregon problemet e “dhunshme” me diarrenë që ndikuan te forma e tij

Futboll

Ylli i Liverpool tregon problemet e “dhunshme” me diarrenë që ndikuan te forma e tij

Më: 21 mars 2018 Në ora: 21:13
Liverpool

Mesfushori i Liverpool Georgino Wijnaldum ka zbuluar se një infeksion i dhunshëm që zgjati dy javë shkaktoi që ai të humbte peshë duke e mbajtur jashtë fushave për një muaj.

Jurgen Klopp ka zbuluar në mars se Wijnaldum ishte jashtë ndeshjes ndaj Newcastle për shkak të një diarreje dhe holandezi ka shpjeguar se ishte aq i sëmurë sa që akoma nuk është rikuperuar 100%.

“Jam goditur nga një infeksion i dhunshëm që më shkaktoi të humbas peshë,” shprehet Wijnaldum për De Telegraaf.

“U zgjova një natë dhe vuajta nga diarreja. Mëngjesin e nesërm telefonova doktorin. Kisha probleme me stomakun dhe menjëherë më nisi për në spital. Ai kishte frikë se mos infektoja lojtarë të tjerë.

“Zgjati dy javë. Pas pesë ditësh doli problemi dhe bakteri që e kishte shkaktuar.

“Antibiotikët më bënë më keq por më pas u bëra më mirë. Më duhej të punoja shumë për t’u riaftësuar. Do të më duhet edhe pak kohë derisa të rikthehem te forma që kisha pasi kam humbur ritmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat