Duket që Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid, pasi ditë më parë kishte pohuar që “dëshiron që ta sqarojë të ardhmen e tij para Botërorit 2018”.
Në anën tjetër, shitja e një super-ylli si Griezmann, sjell nevojën për blerjen e një super-ylli tjetër. e sipas Mundo Deportivo-s, ai duhet të jetë “la joya” Dybala.
Kontrata për shitjen e Griezmann kërkon 100 milionë, ndonëse, klubi mund të kërkojë akoma më shumë për 27-vjeçarin. Në anën tjetër, klauzola e Dybalas është 120 milionë.