Manchester United konfirmon largimin e Ibrahimovicit

Futboll

Manchester United konfirmon largimin e Ibrahimovicit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:27
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës.

Skuadra angleze përmes një komunikate të lëshuar, ka bërë të ditur se të enjten pasdite Manchester United dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic janë dakorduar për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Manchester United konfirmon se ka rëndë dakord me Zlatan Ibrahimovicin për ndërprerjen e kontratës me efekt të menjëhershëm”, nis njoftimi i skuadrës nga ‘Old Trafford’.

“Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Zlatanin për kontributin e tij në ekip që nga mbërritja, duke i dëshiruar gjithë të mirat për të ardhmen”.

Ibrahimovic te Manchester United ishte transferuar në verën e vitit 2016, pas largimit nga PSG.

Suedezi karrierën pritet ta vazhdojë në MLS, te skuadra e Los Angles Galaxy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat