Kosova e fuqishme, demolon Azerbajxhanin në Mitrovicë

Futboll

Kosova e fuqishme, demolon Azerbajxhanin në Mitrovicë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:10
Kosova

U21 e Kosovës ka shënuar një fitore të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2019.

Reshjet e borës e po ashtu moti i ftoftë, nuk i ka penguar djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi për të realizuar një paraqitje të mirë në stadiumin ‘Adem Jashari’, ku mposhtën 2:0 kombëtaren e Azerbajxhanit.

Pjesa e parë, u dominua në tërësi nga skuadra e Kosovës, që përmes Sulejmanit e Hasanit, arriti të krijojë disa raste të mira, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Po aq e mirë, ishte edhe në pjesën e dytë Kosova, por kjo paraqitje u bë më kuptimplote me dy gola të shënuara, që kishin rëndësinë e tre pikëve.

Luhej minuta e 54’ kur një aksion të bukur të Kosovës, e shndërroi në gol Florent Hasani, që ndezi atmosferën te ‘Dardanët’, që përkundër të ftohti nuk e ndalën për asnjë moment mbështetjen.

Pak minuta më vonë, Kosova shënoi edhe golin e dytë, përmes mbrojtësi Kolgeci, që kërcejë më së larti në zonën e mysafirëve për 2:0.

Me këtë fitore Kosova renditet në vendin e tretë me 10 pikë në grupin e pestë, aq pikë ka edhe Irlanda e vendit të dytë.

Edhe ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon në Mitrovicë, tani kundër Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat