Sampaoli arsyeton lënien jasht të Dybalas dhe Icardit

Futboll

Sampaoli arsyeton lënien jasht të Dybalas dhe Icardit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:01
Sampaoli

Kombëtarja argjentinase po përgatitet për dy ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit botëror Rusia 2018. Para këtyre dy sfidave të rëndësishme ka folur edhe trajneri i argjentinasve, Jorge Sampaoli, ku ka arsyetuar mos ftesën e Paulo Dybalas si dhe të Mauro Icardit.

“Për Dybalan mendova se ishte yll, por nuk po duket ashtu. Unë nuk e di ku është problemi, por ai nuk arriti të përshtatet me idetë e mia ose ne nuk po dimë ta vlerësojmë lojtarin, koha do ta tregojë të vërtetën”.

“Icardi ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë, por ka diferencë të madhe të paraqitjeve te klubi dhe në kombëtare”.

Ai më tutje tha se dy lojtarëve u duhet më shumë punë për të bindur se e meritojnë ftesën për botërorin Rusia 2018.

“Nuk e përjashtoj, por diçka duhet të ndryshojë në mënyrë të shpejtë, pasi në kombëtare nuk kemi shumë kohë për të pritur”, tha Sampaoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat