“Messi është alien nga një tjetër planet”

Futboll

“Messi është alien nga një tjetër planet”

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:36
Messi

Pique e ka vlerësuar pesë herë fituesin e 'Topit të Artë', Messin, si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Ashtu si shumë të tjerë, edhe Gerrard Pique e thotë me plot bindje se Leo Messi është lojtar krejtësisht tjetër nga të tjerët, thjesht "ai është alien", më i miri në botë.

Këto komente ai i bëri para miqësores Spanjë – Argjentinë, që do të zhvillohet me 27 mars, të martën, ndërsa sonte Spanja luan një tjetër miqësore luksi, atë kundër Gjermanisë.

“Njerëzit shumë shpesh më pyesin se si është të luash për kaq shumë vite me Messin. Nëse do më duhej të shprehesha me pak fjalë: ai është alien. Është nga një tjetër planet”, u shpreh Pique.

“Ai është lojtari i vetëm që kur e kam parë duke luajtur për herë të parë, kur ishim 13 vjeçar, kam thënë me vete: ‘Oh, ky djalosh vjen prej një vendi krejtësisht tjetër. Ky nuk është njeri”.

“Messi është vrasës. Është më i miri që kam parë ndonjëherë”, shtoi mes tjerash Pique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat