Messi: “Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë”

Futboll

Messi: “Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë”

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:04
Lionel Messi

?Messi e ka vërtetuar se ka probleme të vogla muskulore, por ka luajtur pasi nuk ka dashur të humbasë asnjë ndeshje me Barcelonën.

Lionel Messi ka bërë të ditur se ka luajtur “për një kohë” me probleme muskulore, çka e shtyri të humbasë ndeshjen kundër Italisë, ku Argjentina fitoi 2-0.

“Kam qenë duke vuajtur nga ky lëndim për një kohë”, tha Messi për “TyC Sports” pas ndeshjes.

“Gjithmonë dua të luaj, por rruga për në Kupën e Botës është ende e gjatë. Vendosëm të presim për këtë ndeshje (kundër Italisë) të pushoj, por jam optimist se mund të luaj kundër Spanjës”, shtoi ai.

Messi saktësisht vuan nga mbingarkesa muskulore dhe për të mos rrezikuar, Sampaoli e la jashtë për miqësoren e luksit me Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat