Befasi nga Spanja, ky mund të jetë klubi i ri i Neymarit

Futboll

Befasi nga Spanja, ky mund të jetë klubi i ri i Neymarit

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:28
Neymar

Neymar spekulohet se do të largohet nga Parc des Princes.

Pep Guardiola është i gatshëm ta mposht Real Madridin në garë për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

“Don Balon” raporton se “Citizens” kanë hyrë në garë për blerjen e yllit brazilian, gjatë afatit kalimtar të verës.

Neymar spekulohet se do të largohet nga Parc des Princes në mënyrë që të luajë sërish për një gjigant të futbollit evropian dhe t’i përforcojë shanset për ta fituar “Topin e Artë”.

Guardiola është i gatshëm ta shesë sulmuesin anglez Raheem Sterling për të grumbulluar fonde për blerjen e Neymarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat