Low zëvendëson Zidanin, i do këta dy lojtarë

Futboll

Low zëvendëson Zidanin, i do këta dy lojtarë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:41
Low

Low pritet ta zëvendësojë Zidanin te Reali, i do në “Bernabeu” Kimmichun dhe Alaban.

Në Spanjë janë të bindur se Zinedine Zidane do të shkarkohet nëse Reali nuk e fiton Champions Leaguen, ndërsa favoriti për stolin e “Los Blancos” besohet të jetë trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, që do ta lërë Kombëtaren pas Kupës së Botës që do të mbahet verës në Rusi.

Sipas “Diario Gol”, kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, ka dhënë dritën e gjelbër për ndryshime dhe për sjelljen e 58 vjeçarit në Spanjë, i cili tashmë i ka identifikuar dy blerjet e para.

Dytë luajnë te Bayern Munich, ata janë Joshua Kimmich dhe David Alaba, për këtë të fundit Real Madridi është interesuar edhe në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat