Tri ndeshje pa gol / “Italia nuk ka nevojë për Balotellin, kemi Immobile”

Futboll

Tri ndeshje pa gol / “Italia nuk ka nevojë për Balotellin, kemi Immobile”

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:25
Ciro Immobile

Veterani i kombëtares së Italisë, Marco Parolo, ka hedhur poshtë thirrjet në rritje për rikthimin e Mario Balotellit, pavarësisht se axurrët dolën bosh përsëri kundër Argjentinës, në miqësoren e së premtes. Italianët, të cilët nuk arritën të kualifikoheshin për në Kupën e Botës së kësaj vere në Rusi, humbën 2-0 ndaj Argjentinës në Manchester, të premten, pas golave ??të pjesës së dytë, shënuar nga Ever Banega dhe Manuel Lanzini. Kjo ishte ndeshja e tretë e Italisë pa shënuar, por Parolo thotë se nuk ka nevojë të kujtojmë Balotellin, pavarësisht formës së tij të shkëlqyer me Nice këtë sezon. “Ne kemi lojtarë të rëndësishëm tashmë. Ju kujtoj sulmuesin Immobile, që po lufton për “Këpucën e Artë” europiane, – tha Parolo për “Goal”. – Lojtarët e tjerë mund të bëjnë mirë, por mendoj se jemi të mbuluar mirë në sulm nga ata që kemi”.

Luigi Di Biagio është trajner i përkohshëm i Italisë, deri në gjetjen e një pasuesi të përhershëm, por ai nuk ishte në gjendje ta ndalte rezultatin negativ të kombëtares axurre, apo formën e saj të dëshpëruar në raport me golin. “Për momentin kemi pak fat të keq me rezultatin, – paralajmëroi Parolo. – Ndonjëherë ke një shans dhe shënon, ndërsa herë të tjera zgjat pesë, ose gjashtë shanse pa shënuar. Por, është e rëndësishme të krijojmë shanse dhe kjo është ajo që bëmë ndaj Argjentinës. Është turp që nuk kemi qenë në gjendje të finalizojmë”.

Italia tani udhëton për në “Wembley”, ku do të përballet me Anglinë, të martën, në ndeshjen e radhës miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat