A ju kujtohet Cicinho? Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur me ish futbollistin e Real Madridit dhe Romës

Futboll

A ju kujtohet Cicinho? Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur me ish futbollistin e Real Madridit dhe Romës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:26
Cicero Joao de Cezare

Nëse e lexoni emrin e Cicero Joao de Cezare mund t’ju mos u kujtohet se për kë bëhet fjalë.

Por, emrin e tij në versionin e shkurtër, Cicinho, sigurt ende e mbani mend.

Ish futbollisti i Real Madridit dhe Romës dikur konsiderohej si një prej mbrojtësve të krahut më të mirë në botë.

Por, në një shembull të ngjashëm me atë të bashkëkombësit të tij, Adriano, Cicinho ka pësuar nga një prej varësive më të këqija në botë, ajo ndaj alkoolit.

Karriera e tij pësoi një rënie drastike me kalimin e viteve por edhe jeta jashtë fushës së futbollit nuk ka qenë aspak më e lehtë dhe më e mirë.

Cicinho ka pranuar publikisht problemin e tij me alkoolin dhe varësinë ndaj tij.

“Një mbrëmje kisha konsumuar 18 birra dhe e takova Jezusin”, kishte përshkruar ai një dehje të rëndë.

Cicinho ende sot lufton me varësinë nga alkooli kurse koha kur ishte yll i futbollit është vetëm një kujtim i bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat