Spalletti tallet me Milanin

Futboll

Spalletti tallet me Milanin

Më: 24 mars 2018 Në ora: 18:00
Luciano Spalletti

Ndërprerja e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve i jep mundësi atyre që nuk janë të përfshirë me përfaqësueset të kalojnë pak kohë pushim. Kështu është edhe për trajnerin e Interit, Luciano Spalletti, i cili ka vendosur të kthehet në Firence gjatë kësaj periudhe.

Tekniku, gjatë një xhiroje në qytet, është ndalur nga disa tifozë të Milanit, të cilët e kanë provokuar mbi derbin që do të luhet më 4 prill. “Po fituam 3-0?”, e ka pyetur një tifoz Spallettin, i cili është përgjigjur menjëherë: “Edhe po ndodhi kjo poshtë nesh do të mbeteni”. Inter, në fakt, është në vendin e katërt me 55 pikë, ndërsa Milan ndodhet në të gjashtin, pesë pikë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat