Kosova U-19 mposhtet nga Irlanda U-19

Futboll

Kosova U-19 mposhtet nga Irlanda U-19

Më: 24 mars 2018 Në ora: 19:42
Kosova U-19

Ekipi kombëtar U-19 i Kosovës ka humbur kundër Irlandës U-19 në ndeshjen e dytë të Elite Round.

Irlanda e priti Kosovën në “Rio Ave” në rrethin e dytë të Elite Round të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-19, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Për Irlandën kanë shënuar: Obafemi, O’Connor dhe Roache.

 Pas kësaj humbje, Kosova renditet në vendin katërt në grupin e pestë. Ndeshjen e fundit në grup Kosova e zhvillon kundër Sllovakisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat