Biletat për ndeshjen Real – Juventus shiten në kohë rekorde

Futboll

Biletat për ndeshjen Real – Juventus shiten në kohë rekorde

Më: 26 mars 2018 Në ora: 15:34
Stadiumi

Se ndeshja mes Real Madridit dhe Juventusit do të jetë e bujshme nuk është lajm.

Por sesa shpejt u bë i tillë ka qenë befasi pasi biletat e fundit për publikun dolën në shitje në orën 10:00 dhe u shiten të gjitha në orën 10:08, të hënën.

Megjithatë, ende ekziston mundësia që bileta të sigurohet nga jashtë përmes atyre të cilët kanë tiketa sezonale dhe do t’i rishesin ato, raportojnë mediat spanjolle.

4.000 tifozë të Juventusit do të jenë në mesin e turmës prej 80.000 vetave në “Santiago Bernabeu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat