Xhaka përplaset me policinë

Futboll

Xhaka përplaset me policinë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:01
Xhaka përplaset me policinë

Me mbërritjen e Kombëtares në “Elbasan Arena”, është shënuar edhe incidenti i parë. Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Elbasan Arena, ku është shënuar edhe incidenti i parë. Taulant Xhaka, mesfushori i kombëtares ka patur disa incidente të vogla me forcat e policisë. Ai ka zbritur nga autobusi ku gjendej me pjesën tjetër të kombëtares dhe ka nxituar të takojë disa të njohur.

Futbollisti ka hasur probleme pasi ata nuk e kanë lejuar të kalojë rrethimin e policisë.

Xhaka i ka kërkuar llogari atyre duke shkaktuar momente tensioni. Debati ka përfunduar dhe ai i është bashkuar grupit duke anashkaluar incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat