PSG ia ofron Pjanicit dyfishin e pagës që e merr në Juventus

Futboll

PSG ia ofron Pjanicit dyfishin e pagës që e merr në Juventus

Më: 28 mars 2018 Në ora: 15:52
Miralem Pjanic

Paris Saint-Germain ia ka ofruar Miralem Pjanicit dyfishin e pagës që i momentalisht e merr te Juventusi.

Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, PSG-ja i ka propozuar boshnjakut kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 8 milionë euro – pothuajse dyfish më të lartë se ajo që e merr te Juventusi.

Për më tepër, Calciomercato.com beson se Juve mund të joshet ta shesë mesfushorin nëse PSG-ja ofron 84 milionë euro për të.

Mediat italiane sugjerojnë se 27-vjeçari mund të pranojë të kalojë te gjiganti francez nëse ky i fundit emëron për trajner njërin prej Antonio Contes apo Max Allegrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat