Bashkimi befason Ballkanin

Futboll

Bashkimi befason Ballkanin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:24
KF Bashkimi

Skuadra nga fshati Koretin i Dardanës, Bashkimi, ndali një pikë në vatër të vet, duke barazuar me rezultat 1:1 me Ballkanin e Therandës, në kuadër të javës së 22-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Ballkani ka trajner Bekim Shotanin dhe vlerësohej favoritë, por nuk arritën më shumë se një pikë në luftë për kreun e tabelës, ndërsa për Bashkimin është një pikë e madhe.  Befasi është edhe Dukagjini i Klinës, e cila ka fituar si mysafir i Fushë Kosovës me rezultat 3:2.

Për Fushën Kosovës është humbje e rëndë për shkak se lufton për katër vendet e para, kurse Dukagjini importoi pikët e qetësisë. KEK-u kryeson me 49 pikë, ka katër më shumë se Ballkani në pozitën e dytë. Të enjten (nesër, 14.00) në program janë e edhe tri ndeshje, si Ramiz Sadiku-Ferizaj, Trepça-Vushtrria dhe Kika-Rahoveci. Ferizaj kërkon tri pikë në Prishtinë me synim për dy vendet, kurse derbi i rivalëve fqinj luhet në “Adem Jashari” mes Trepçës dhe Vushtrrisë, kjo e fundi kërkon tri pikë që janë sa më afër kreut të tabelës.

Liga e Parë – Java 22-të

KEK--Onix 1:0

Hajvalia-Kosova (P) 3:2

Fushë Kosova-Dukagjini 2:3

Vitia-2 Korriku 3:1

Bashkimi (K)-Ballkani 1:1

E enjte

Ramiz Sadiku-Ferizaj    14.00

Trepça-Vushtrria 14.00

Kika-Rahoveci     14.00

Tabela

1. KEK-u     22     14     7       1       49

2. Ballkani  22     13     6       3       45

3. Vushtrria         21     11     9       1       42

4. Onix       22     11     4       7       37

5. Ferizaj    21     10     7       4       37

6. Fushë Kosova 22     10     7       5       37

7. Dukagjini         22     8       5       9       29

8. Vitia       22     7       7       8       28

9. Ramiz Sadiku  21     7       7       7       28

10. Trepça 21     7       5       9       26

11. 2 Korriku       22     7       5       10     26

12. Bashkimi (K) 22     7       4       11     25

13. Hajvalia         22     7       2       13     23

14. Rahoveci       21     5       4       12     19

15. Kika      21     5       4       12     19

16. Kosova (P)     22     2       1       19     7

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat